Meta: Zëri i intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë
Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme me drejtuesit e listës të anëtarëve për Këshillin Bashkiak të Korçës të kësaj partie.
Meta shkruan në Facebook se zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë.
Meta: Kënaqësi të prezantoja sot drejtueset e listës të anëtarëve për Këshillin Bashkiak të Korçës, Dr.Suela Dinellari, pedagoge në Universitetin Fan S. Noli, si edhe Ismeralda Seidollin drejtuesen e talentuar të LRI.
Jam i bindur se zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë dhe padyshim se përfaqësimi i rinisë korçare do të jetë mbizotërues përmes këshilltarëve tanë të rinj që nuk e ndërrojnë Korçën e tyre të dashur ku ata do të jenë zotër duke nisur nga 14 Maji!
