"Rregjistrohemi nesër" Paloka: Në zgjedhje me koalicion, të bindur që do të fitojmë

PD e Berishës do të futet në zgjedhje me koalicion.

Këtë e bëri të ditur Edi Paloka, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit. 

Paloka tha se "Emri i koalicionit akoma nuk është vendosur". 

Edi Paloka: Këshill Kombëtar është organi më i larët që mund të marrë vendime politike. Nuk pat në asnjë nga diskutimet ide a propozim të mos hyj më në zgjedhje. PD do të hyjë në zgjedhje me bindje që do të fitojmë. Pika e dytë ishte se si do të hyjmë në zgjedhje. Pati ide për kombinim koalicion dhe diku një kandidat i pavarur. Këshilli vendosi që do të hyjë me koalicion. U miratua dhe një rezolutë e përqëndruar në këshillin Kombëtar. Ka një PD të bazuar në Kshillin e Anëtarësisë. Kjo parti do të hyjë në zgjedhje për ti fituar ato.

Janë disa parti me të cilat kemi marrëveshje. Janë teknikalitete që do të zgjidhen dhe nga kryesia. PL, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe parti të tjera. Emri i koalicionit akoma nuk është vendosur. Që nesër do të kemi rregjistrimin e koalicionit.