Kthupi: Sot kryetari i PD Alibeaj, kërkesa për të rregjistruar Berishën si kryetar nuk është dorëzuar asnjëherë
Rezart Kthupi, avokat në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Katerina Kysenllari foli lidhur me situatën në të cilën gjendet PD.
Kthupi thotë se "Nga ana praktike vendimi i shkallës së parë është zhbërë". Sipas tij "Kërkesa për të rregjistruar Berishën si kryetar të PD nuk është dorzuar asnjëherë".
Ai thotë se "Kryetari do të zgjidhet me një proces të rregullt zgjedhor".
Rezart Kthupi: Në terma praktik kishim një vendim të Gjykatës së Parë që ju nënshtrua një shqyrtimi të Gjykatës së Apelit. Vendimi i shkruar në letër nuk ekziston më. Nga ana praktike vendimi i shkallës së parë është zhbërë. Nëse marrim në referencë kuvendin e dhjetorit organ themelues është Komisioni i Rithemelimit. Kërkesa për të rregjistruar Berishën si kryetar të PD nuk është dorzuar asnjëherë. I vetmi organ për regjistrim është Rithemelimi. Kërkesa duhet të paraqitet në gjykatë dhe një herë nëse dëshirojnë të shqyrtohet. Sot kryetar i PD është Enkelejd Alibeaj. Dorëheqja e Bashës është fakt publik nuk mund të ushtrojë asnjë funksion, funksionet i ka Alibeaj i cili ushtron detyrat. Kryetari do të zgjidhet me një proces të rregullt zgjedhor.
Selinë e PD kush e ka?
Rezart Kthupi: Nuk është e rëndësishme. Është një kaos që e krijon media.
