PD e Berishës nesër rekurs për vendimin e Apelit, ja dy opsionet për kandidatët e 14 majit

Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike të Berishës fillimisht po diskuton 2 opsione: Kandidatët regjistrohen me koalicion, ose të mblidhen firmat për kandidatë të pavarur.

Ligjërisht sipas Bylykbashit as grupimi Alibeajt nuk ka të drejtë të regjistrohet.

Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është zhbërë por është kthyer në rigjykim sipas tij dhe kjo bën që Alibeaj nuk njihet për shkak të kleçkës që Basha ka dhënë dorëheqjen me gojë dhe jo me dokumentacion.

Nesër do të kërkohet rekurs për vendimin e Apelit dhe i drejtohen edhe Gjykatës së Lartë.