"Votuesit e djathë nuk do të dinë ku të votojnë", Kume: Përçarja në PD efekt në jetën e qytetarëve

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Katerina Hysenllari ish kryetari i KQZ-së dhe eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se "Votuesit e djathë nuk do të dinë ku të votojnë" dhe rezultat do të jetë mbajtja e pushtetit nga maxhoranca".

Kristaq Kume: PD e ka për detyrë ta zgjidh këtë ngërç mes tyre. Se si do ta zgjidhë është punë për ta. Ne mund të japim receta por duhet të respektojmë rregullin përmes të cilit funksionojnë partitë politike që nuk janë gjë tjetr veçse grupim vullnetar qytetarësh. Po prodhojnë energji negative që po pengojnë funksionim e PD-së. Votuesit e djathë nuk do të dinë ku të votojnë, rezultat do të jetë mbajtja e pushtetit nga maxhoranca. Kjo është rezultat i pazotësisë së PD për ta gjetur zgjidhjen brenda tyre. Për mua e kanë humbur drejtimin.

Sipas tij kriza në PD efektet më të mëdha i ka në jetën e qytetarëve dhe jo për përtinë.

Kristaq Kume: Kriza në PD shkakton diçka të madhe jo vetëm për partinë por për qytetarët, për vendin në përgjithësi. Ne jemi të dëshiruar që të vetëqeverisemi sipas rregullave të një shoqerie demokratike. Të mbetemi në këto kushte ku i gjithë pushteti është i përqendruar në një parti kuptohen efektet e kësaj qeverisje në jetën tonë të qytetarëve.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.