Presion i supozuar për vendimin? Avokati i “Alibeajt”: E bëri deputeti i Berishës dhe protesta
Rezart Kthupi, avokat në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Katerina Kysenllari foli lidhur me situatën në të cilën gjendet PD.
Kthupi tha se nuk është normale që një deputet të vijë në gjykatë dhe të bëjë përfaqësuesin e njërës palë, duke i bërë presion gjykatës.
Avokati: Ka një diferencë mes palëve. Ne kemi thënë gjithmonë se çfarëdo që të jetë vendimi i Apelit, do të pranohet sepse gjykata është ajo që sqaron dhe vendos. Ndërsa pala tjetër thotë se ky është një vendim me presione nga gjykata, edhe pse ata kanë bërë presione.
Është normale që një deputet të vijë në gjykatë dhe të bëjë përfaqësuesin e njërës palë. Nuk ka ndodhur, është rast unikal që deputeti bën avokatin. Ne ishim vetëm avokatë, ndërkohë që pala tjetër ishte një avokat deputet.
