“Analistët” e rrugës! Pensionistët të ndarë për vendimin e Vulës së PD-së
Luajnë domino dhe bëjnë analiza thuajse për çdo gjë.Po çfarë mendojnë pensionistët në Tiranë për çështjen e vulës së PD?
Duke lexuar gazetën, duke pirë kafen e mëngjesit apo duke luajtur domino në parqe ndajnë hallet e jetës së përditshme dhe analizojnë politikën e madhe.
Këta burra i bashkon shoqëria, por vendimi i Gjykatës së Apelit për Vulën e Partisë Demokratike i ka ndarë në qëndrime.
"Sali Berisha është simbol jo vetëm për demokratët por edhe socialistët."
"Më mirë të rinjtë."
"Për mendimin tim Alibeaj."
"Sali Berisha."
Mbështetësit e Sali Berishës e cilësojnë vendimin padrejtësi. Thonë se kryetarin e zgjedh vota dhe jo gjykata.
"Sali Berisha ka marrë votat e popullit."
"Me Sali Berishën të vazhdojmë punën dhe të ngrihet populli."
"Populli e bën ligjin, nuk e bën Alibeaj dhe asnjë tjetër."
Ka edhe prej tyre që janë të mërzitur me gjithë klasën politike. Thonë se ka ardhur koha për drejtues të rinj.
"Hapu rrugën të rinjve, unë jam për domino tani."
"Një brez i ri, ti zhdukin këta me PS, me PD."
Të paktë janë ata që më të rëndësishme se lojërat e politikës kanë atë të dominos.
