Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, Berisha mbledh grupin parlamentar pas diskutimeve në Kryesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2023, 18:09
Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e PD-së vetëm pak orë pas takimit me Kryesinë dhe një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i la Enkelejd Alibeaj vulën e partisë.
Më herët në mbledhjen e Kryesisë, Berisha akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjës për vendimin e gjykatës.
Çështja sipas tij nuk do të mbyllet vetëm në sistemin gjyqësor në Shqipëri edhe pse dosja do të shkojë në të gjitha shkallët e drejtësisë së vendit.
Në Gjykatën e Lartë do të kërkojë përjashtimin nga shqyrtimi i kërkesës së një anëtari të trupës.
