Çfarë ndodh nëse Alibeaj vjen në seli? Strazimiri: Do ta presim...
Vula e PD-së është rikthyer sërish në shkallën e parë për rishqyrtim.
Ish-deputeti Gent Strazimiri në një intervistë për Ora News tha se vendimi i Apelit është i padrejtë dhe i shkruar në zyrën e Edi Ramës.
Strazimiri: Kërkon përgjigje që do ta marrë me 14 maj me votë. Kushdo që mendon se ja ka hedhur paq përmes vendimit të djeshëm për të mos lejuar opozitën të marrë pjesë në zgjedhje ka gabuar. Do ta ndjekim deri në Strasburg. PD nën këtë sulm më të fundëm është më e motivuar për të ecur përpara dhe bërë betejën për liri.
Ai nuk përjashtoi dhe ndikimin e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë vendim.
Strazimiri: Ka qenë brutalisht haptazi dje. Përfaqësues të Ambasadës amerikane që nuk kanë asnjë punë të ndjekin një proces gjyqësor. Dikush ka dashur të tregojë që po, jemi ne që po e bëjmë këtë punë. Ky është një popull që nuk ka ndërmend të robërohet më, beson te vota dhe liria e tij.
I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse Alibeaj me grupimin e tij kërkon lirimin e selisë, ai dha këtë përgjigje:
Kariqi: Çfarë do të bëni nëse Alibeaj ju vjen në seli me të tijët për lirimin e saj?
Strazimiri: Do ti presim siç priten.
