Berisha në koalicion, refuzon paktin me Alibeaj, vula në Strasburg
Propozimin për bashkëpunim mes dy fraksioneve të PD pas kthimit të vulës në shkallën e parë, Berisha e dha me mbledhjen e kryesisë ku për mediat deklaroi se do të jetë në zgjedhje në koalicion.
"Propozimet janë koalicioni, të pavarur por kjo pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD-së."
Çështja sipas tij nuk do të mbyllet vetëm në sistemin gjyqësor në Shqipëri edhe pse dosja do të shkojë në të gjitha shkallët e drejtësisë së vendit.
"Do të ndjekim procedurat në Gjykatën Ndërkombëtare."
Në Gjykatën e Lartë do të kërkojë përjashtimin nga shqyrtimi i kërkesës së një anëtari të trupës.
"Vendimi do të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Do të kërkojmë përjashtimin e Sadushit nga gjykimi."
Për demokratët Berisha kishte një mesazh për zgjedhjet e 14 majit.
"U bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohen nga këto pengje të shpifura që në histori janë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit, brava-Alibasha. Sot është koha që demokratët të bashkohen, duhet të ndjehen luanë, sot më shumë se kurrë në misionin e tyre, asgjë nuk mund të mposhtë shumicën e kësaj force."
Edhe një herë Berisha ngriti akuza për krizën, ku tashmë është përfshirë partia më e madhe e opozitës.
"E ka me shkrim Guvernatorja, që do të shkatërrohet PD kur ajo bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimi i saj ishte të mbante Lul Bashën me çdo kusht, njeriun e financuar nga rusët, në krye të PD-së".
Deklarata e dhënë nga selia blu i jep fund edhe mundësisë së bisedimeve me fraksionin e Alibeajt që ka propozuar regjistrimin e kandidatëve të primares me vulën zyrtare.
Ndërsa në datën 6 do të jetë afati i pranimit të partive në zgjedhje, duke vijuar me datën 15 për deklarimin zyrtar të koalicioneve.

