Aktivistët e Nismës "Thurje" po mbledhin firmat për tu regjistruar në KQZ

Aktivistët e Nismës "Thurje" janë bërë bashkë për të mbledhur firmat për të regjistruar në KQZ kandidatët për këshillin bashkiak nëTiranë.

Qytetarët duken të interesuar për të ti dhënë mundësi nismës thurje si alternativë që t'i përfaqësojë ato.

Kryetari i Endri Shabani thotë se puna për mbledhjen e firmave ka filluar që prej një jave deri këtë të dielë janë mbledhur mbi 2100 të tilla ndërsa kërkon mbështetje si nevojë për ndryshimin e vendit.

"Është një nevojë për ndryshimin e vendit. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Nga ana tjetër është një zhgënjim i vazhdueshëm dhe mosbesim të cilin ne duam ta ndryshojmë," tha ai.

Edhe themeluesi dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko kërkon mbështetje duke premtuar ndryshimin e situatës.

Nisma "Thurje" merr përsipër që të dalë garant i pasurisë, parasë publike dhe pengesë e madhe për ata që paranë nuk e kanë me punë të ndershme," tha ai.

Organizatorët janë përqëndruar në qytetet si Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Tiranë dhe Durrës.