"Asnjë shqetësim për vulën e PD!" Meta i ashpër me Ramën: Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i ashpër në komentet e tij për vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

"Rama t’i gjejë vendin ku ta fusë!" tha ai, duke shtuar se opozita mbetet e vendosur në betejën e saj drejt fitores në zgjedhjet e 14 majit.

“Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë! Ky do të paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin, demokracinë dhe të cënojë të ardhmen e vendit.Na jepni fuqi që t’ju japim llogari, fuqia është vota, nuk themi që do të bëjmë mrekulli, por buxheti i taksave tuaja do të jetë transaparent. Mundësitë për Vorën janë shumë të mëdha sepse Vora është parajsë, është zona më e madhe industriale dhe me pak punë për të tërheque investitorë serioz, do të ketë ndryshime të mëdha".

Deklaratat Meta i bëri gjatë një takimi në Vorë me kandidatin e opozitës Indrit Hoxha.

Më herët Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar paralajmëroi se nesër do të paraqesin dokumentat në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale.