Mbyllet protesta/ Ja si përgjigjet Berisha kur pyetet se nëse gjykata vendos t’i japë vulën Alibeajt

Nga shkallët e selisë blu, në përfundim të protestës së kësaj të premteje kryedemokrati Sali Berisha u pyet edhe për vendimin që pritet të marrë Gjykata e Apelit të Tiranës lidhur me çështjen e vulës dhe logos së PD-së.

"Mirënjohje për dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe mbushën bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë.

E kam thënë nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën.

Në protestë ishim për Edi Ramën, për ne armik numër një është Edi Rama", theksoi Berisha.

Prononcimi për media në seli

E jashtëzakonshme. Në të gjitha kushtet, tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim edhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm.

E kam thënë, nuk kam ndërmend të bëjë asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kishim për Edi Ramën. Për ne, armik numër 1 është Edi Rama.

Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë, por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam për gjersa gjykata. Edhe njëherë, ne jemi në revolucion, do të vazhdojmë revolucionin. Protestën e radhës do ta vendosim, shumë shpejt.

Gjyqin nuk e komentoj, edhe mbrëmë kam qenë në emision dhe nuk e kam komentuar. Kush i solli mish për top protestuesit, kush i solli? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, ka dokumenta të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një shkrim, audiopërgjim pa u dëgjuar kurrë zë. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja, është një vepër e Ardi Veliut. Kaq.