Tiranë, aksidentoi për vdekje 40-vjeçaren, prangoset i riu, aktivistes i helmojnë qenin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25 vjeç, me iniciale E. D.  banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen E. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. 

Po ashtu, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë helmuar qentë për të cilët ajo kujdeset.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.