Fatos Tushe kthehet në qeli, policia e Lushnjes ekzekuton sot vendimin ndaj tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 16:08
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe do të kthehet sërish në qeli, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së.
Ditën e e sotme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç duhet të kthehet në qeli për të vuajtur 1 vit burgim.
Tushe do ta vuajë këtë dënim në Fier për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim.
Ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u lirua nga burgu me vendim të gjykatës me arsyen se e ka plotësuar kohën e qëndrimit në qeli prej 2 vjet e 4 muaj.

