Përmbyset makina në aksin e vjetër Laç-Milot, dy të plagosur te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2023, 19:11
Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Milot, në afërsi të fshatit Shullaz.
Një automjet tip "Sharon" është përmbysur duke mbetur të plagosur dy persona, ndërsa janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira por do të jetë grupi hetimorn që do të përcaktojë shkaqet e plota të aksidentit.

