"Viktima, agresion e dhunë", Çollaku: Alarmi bie, nuk ka kush ta dëgjojë

Gazetari Bsir Çollaku në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme ku 3 grave ju mor jeta.

Bsir Çollaku thotë se "Ky është alarm që bie por nuk ka kush ta dëgjojë".

Sipas tij "Ky është një tregues tjetër i sigurisë, i hallkave të drejtësisë".

Bsir Çollaku:  Është ngjarje e rëndë. Viktimat janë bërë pre e agresionit dhe dhunës. Ky është një tregues tjetër i sigurisë, i hallkave të drejtësisë. Niveli i hetimei për njerëz me precedent të tillë penal. Ajo që na bëri përshtypje ishte dhe nxitimi i Gjykatës së Apelit për të shpjeguar ngjarjen që më tepër tregon se po shpejton të jetë në tregun mediatik. Drejtësia të mos i bëjë si autobusi i Unazës hyrje-daljet e tij nga qelia. Ky është alarm që bie por nuk ka kush ta dëgjojë.

Si ndodhi ngjarja?

Dan Hutra, nga Kukësi, i cili vijon të jetë në kërkim ka goditur me thikë të dashurën e tij 40-vjeçare, Marjana Gurakuqi, shitëse në një dyqan rrobash në atë zonë. Dyshohet se shkak është bërë konflikti për shkak të likujdimit të një borxhi. Gurakuqi ka marrë plagë të lehta.

Më pas ka ndaluar në Paskuqan në shtëpinë e ish-bashkëjetueses.

Aty vrau 30-vjeçaren Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjatë të shtënave me armë nga 40-vjeçari ka plagosur edhe ish- gruan Elena Hysa, 35 vjeçe dhe ish-vjehrrën, Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Buyrime nga spitali bëjnë me dije se dy të plagosurat janë koshiente, gjendje shëndetësore stabël, nën trajtim intensiv nga stafi mjekësor.

Pas kësaj masakre ndalesa e fundit ka qenë në Kamëz ku ka ekzekutuar në oborrin e banesës Etleva Kurtin, 31-vjeçe. Nga të dhënat e apra dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt që Hutra ka pasur në burg me vëllain e viktimës Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci.

Policia është në këmbë për kapjen e Dan Hutrës. Drejtori i policisë Rrumbullakut u ka dërguar një mesazh të gjithë komisariateve në Tiranë dhe jashtë për ngritjen e postoblloqeve në çdo segment rrugor.