Digjet në furrën e metaleve në Patos, humb jetën 40-vjeçari Alket Malaj

Një ngjarje e rëndë është regjsitruar në furrën e një ndërmarrje për perpunimin e metaleve në Patos. Mësohet se një 40 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me furrën. Alket Malaj mësohet se ka pësuar djegie të shkallës së rëndë ku për pasojë ka humbur edhe jetën.

Një ngjarje e rënde ka ndodhur të mërkurën ku raportohet se një shtetas 40 vjeç është djegur aksidentalisht në furrën e një ndermarrje për përpunimin e metaleve në Patos.

Alket Malaj raportohet të jetë viktima.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:45 ku dyshohet se gjate procesit të punës Alket Malaj është djegur aksidentalisht nga kontakti me njerën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje dhe për pasoje ka humbur jetën.

Mësohet se 40-vjeçari ka qenë duke punuar në kohën që ka plasur furra.

Grupi hetimor po punon per të hetuar ngjarjen e rëndë dhe për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Digjet në furrën e metaleve në Patos, humb jetën