Protesta për ujin, banorët e Lumasit në Kuçovë bllokojnë punën e firmës së ndërtimit

Për të disatën herë banorët e fshatit Lumas në Kuçovë protestuan për ujin e Sinecit. Ata bllokuan të mërkurën punën e firmës ndërtuese, ndërsa hodhën akuza se marrja e ujit do të bënte jetën e pamundur për ta në fshat. Banorët kanë më shuëm se dy vite që protestojnë kundër marrjes së ujit, ndërsa kërkesat e tyre nuk janë marrë asnjëherë parasysh nga institucionet.

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë iu rikthyen protestave për ujin e Sinecit.

Burra, gra e fëmijë, shkuan edhe këtë të mërkurë tek burimi i ujit atje ku i prisnin me dhjetëra policë.

Banorët bllokuan punimet e kompanisë “Salillari” pasi nuk lanë makineritë të kalojnë.

Banorët ripërsëritën thirrjet se nuk do të lejojnë që uji i tyre të merret.

"Është i vetmi burim në zonë që mban gjatë të gjithë biodiversitetin e kësaj zone."

"Kemi tre vjet që ndeshemi me policë, firmën dhe bashkinë. Jemi shumë të indinjuar. Është një projekt korruptiv."

Ata shprehen se punimet po bëhen në zonat e mbrojtura duke dëmtuar edhe natyrën.

"Nuk bëhet fjalë për vaditje, çështje ekonomike, por më e rëndësishmja është mjedisi."

"Nuk jemi kundër zhvillimit por jo në këtë mënyrë. Asnjë nuk na dëgjon."

Prej disa vitesh banorët e zonës së Lumasit kanë protestuar vazhdimisht, por këkesat e tyre në shumë raste janë refuzuar nga gjykata, ndërsa institucioent knë mbyllur sytë dhe veshët përballë kërkesave të tyre.

Protesta për ujin, banorët e Lumasit në Kuçovë