Kryetari i "Nisma Thurje": Të ulim kostot e jetesës, bashkia Tiranë ka shumëfishuar taksat

Endri Shabani, kryetar i Nisma Thurje në një intervistë për RTV Ora foli lidhur me perspektivat që ka Nisma Thurje për Tiranën.

Shabani tha se "Objektivi ynë është të ofrojmë një ofertë më të mirë aty ku mundemi dhe të krijojmë opozitë në Këshillin Bashkiak."

Endri Shabani: Ne duam të zgjidhim problemin e trafikut në qytetin e Tiranës, e dyta duam të ulim koston e jetesës me të paktën 200 euro në muaj për çdo familje. Këshilli bashkiak i miraton e i anulon linjat, por nëse ti u ke marrë lekët në fushatë elektorale ti nuk tërhiqesh dot. Nisma thurje do tju ofrojë një transport më të lehtë.  Ne duam të ulim koston e jetesës. Veliaj ka krijuar një model të betonit. Ata që ndërtojnë hotel nga 15 kate përjashtohen nga taksa. Çdo familje të Tiranës i janë vendosur taksa ekstra, të panevojshme. Familjet e Tiranës harxhojnë lek çdo muaj për ujë të pijshëm pasi nuk është zgjidhur ky problem. Ne paguajmë më shumë taksa por nuk marrim shërbime.

"Objektivi ynë është të ofrojmë një ofertë më të mirë aty ku mundemi dhe të krijojmë opozitë në Këshillin Bashkiak. Më datë 27 Mars është afati për të regjistruar kandidatët shumë më herët se atëherë do të bëjmë me dije se kush do të jenë kandidatët e Nismës Thurje."