Mos u bëni si unë… Në rehabilitim prej 10 vitesh, 40-vjeçari: Shoh gëzim në sytë e familjarëve

Ishte 30-vjeç kur nisi të provonte lëndët narkotike, kaloi 10 vite në varësi ndaj tyre, e sot ka kërkuar ndihëm për rehabilitim. 3 javë pasi ka hequr dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike, thotë se sheh familjen e tij të lumtur përsëri.

Sot është 40 vjeç dhe 10 vitet e fundit i cilëson si më të vështirat në jetë.

E nisi me nje cigare hashah, e më pas përfundoi te kokaina dhe heroina.

"Nisi si shaka shoqërore, në vende ku kosumoheshin alkool. Filloi hashashi, më pas diçka tjetër, diçka tjetër."

Drogën thotë se e kishte shumë të lehtë ta gjente, 500 ose 1000 lekë shkon një e tillë.

"Nga 5 mijë në 10 mijë të vjetra. Vetëm një doza merrja, ka që marrin 2-3."

Shkollat i ka parë si një terren të përshtatshëm për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

"Në shkolla po bëhet nami!"

Gjendja e vështirë ekonomike e bëri të reflektojë. Kërkoi ndihmë për rehabilitim, që ti kthejë familjes shkëlqimin.

"Ndrydhja ekonomike që më shkaktonte droga, kalonim në debate që mos të harxhoheshin këto lekë."

Gruas dhe fëmijëve u ka shkaktuar stres dhe situata aspak të këndëshme.

Sot është i lumtur që për shkak të rehabilitimit sheh gëzim në sytë e tyre.

"Janë të gjithë të lumtur, aq më tepër fëmijët, kam një çun dhe një gocë. Dhe vetë jam shumë i lumtur."

Mos u bëni si unë, është thirrja e 40-vjeçarit.

"Të mos bëhen pre e këtyre njerëzve që të çojnë në rrugë të keqe, drejt drogës."