Kërcet arma në Belsh për konkurencën, 35-vjeçari qëllon në drejtim të autobusit

Një konflikt për shkak konkurence ka përfunduar me përdorimin e armës në Belsh.

Protagonistë kanë qenë dy shoferë autobusësh.

Njëri prej tyre, shtetasi Altin Dervishi mësohet se ka qëlluar më armë.

Policia bëri të mundur prangosjen e 35-vjeçarit pas 1 orë ndekjeje. 

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi Arjan Tafani.

Kërcet arma në Belsh për konkurencën, 35-vjeçari

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.  

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.   

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus)" njoftoi policia.

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.