Dan Hutra në Astir plagosi me thikë të dashurën

Një tjetër grua ka qenë shenjestër sulmi këtë të mërkurë në kryeqytet nga Dan Hutra.

Policia thotë se rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur "Astiri”.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.