Të premten protestë, Monika Kryemadhi zbulon detajet
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi në "Ora e Betit" në RTV Ora foli lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e premte 3 mars nga opozita.
Gazetarja: Çfarë proteste do të jetë ajo e së premtes?
Monika Kryemadhi: Ne nesër do të jemi në koordinimet përfundimtare. E rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve. Me aq shqiptarë sa kanë mbetur, me shpopullimin në mënyrë dramatike të Shqipërisë mendoj që janë disa hapa që do të shkojnë drejt një ndërgjegjësimi të opinionit publik. Politika e Edi Ramës ka qenë demotivo, vrit shpresën në mënyrë që njerëzit të ikin dhe vijnë pastaj nga Bangladeshi.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
