Çështja McGonigal, Kryemadhi: Dëgjojmë absurditete, kur bëhet fjalë për karrigen Rama i palëkundur

Rama ka thënë se nuk ka asnjë shans për të pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar nga 44 deputet të opozitës.

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi në "Ora e Betit" në RTV Ora tha se kur bëet fjalë për Edi Ramën dhe karrigen e tij dëgjohen absurditete nga më të ndryshmet.

Monika Kryemadhi: Ai është kundër çdo gjëje që ka të bëjë me të. Tani ka nxjerrë justifikimin që do të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore. Absurditete të tilla kemi dëgjuar kur bëhet fjalë për karrigen e Edi Ramës por dhe për vetë Edi Ramën. Ai është shumë i palëkundur në mbrojtjen  e vetes së tij.

A mundet Kuvendi të mos pranojë një detyrim kushtetues?

Monika Kryemadhi: Sigurisht që jo. Një gjë e tillë nuk është e lejuar.