Gjoba ndaj Rtv Ora, Kryemadhi: Shantazh! Në çdo vend do ishin tundur prangat para përgjegjësve
Deputetja Monika Kryemadhi e ftuar në "Ora e Betit" akuzoi qeverinë se e ka kthyer në rutinë presionin politik, ndaj mediave.
Duke komentuar gjobën e Tatimeve ndaj Rtv Ora, ajo tha se kjo është të marrësh peng dhe shantazhosh një televizion.
Kryemadhi: Po këta incineratorët i kanë gjobitur ndonjëherë këta? Presionit politik që ushtron qeveria me institucionet e saj në varësi ndaj mediave është kthyer në rutinë e përditshme e aktivitetit politik, financiar dhe kriminal të qeverisë. Ndërtim i shtetit mbi absurdin. Po të kishte sistem drejtësie, institucion të pavarur, do të konstatonte përdorimin e institucionit të shtetit për shantazh, po merr peng dhe shantazhon një televizion. Është vepër kriminale. Në çdo vend të botës do ishin tundur prangat para syve të atyre personave që bëjnë veprime të tilla, se vendosin firmat. Raportet për lirinë e medias nuk kanë munguar, kryeministrit nuk i bëhet vonë. Lulëzon diktatura në një vend që aspiron për të qenë pjesë e BE. Duhet të unifikohemi dhe reagojmë për të sjellë ndryshimin.Ne mendojmë se Edi Rama është Zoti i shqiptarëve.
