Belind Këlliçi pret të rinjtë e CDU-së: U njohën nga afër me ekipin tim

Deputeti dhe kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale në 14 maj për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka pritur në kryeqytet ekipin e 'Junge Union' nga Bavaria.

Me Forumin Rinor të CDU-së, Këlliçi thekson se ruan respekt e miqësi që nga koha kur drejtonte FRPD-në.

Ai shprehet i bindur se partnerët gjermanë e kuptojnë rëndësinë e kandidaturës në kryeqytetin shqiptar nga radhët e të rinjve, dhe kjo vizitë i mundësoi njohjen nga afër me ekipin e tij.

"Miq për vizitë! Ekipi i Junge Union nga Bavaria vjen në Tiranë.

Me Forumin Rinor të CDU-së ruaj respekt e miqësi që nga koha kur drejtoja FRPD.

Partnerët gjermanë e kuptojnë rëndësinë e kandidaturës në kryeqytetin ???????? nga radhët e të rinjve, dhe kjo vizitë i mundësoi njohjen nga afër me ekipin tim. Danke! Tirana me Belindin", shprehet Belind Këlliçi.