Emaili Xhafaj-McGonigal, Kryemadhi: E ka shpëndarë Rama. S'ka hakera iranianë, lojë e Kryeministrit për tendera

Edhe njeriu i reformës në drejtësi, siç e cilësonte Edi Rama, Fatmir Xhafajn, është i përfshirë në çështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i arrestuar tashmë nga drejtësia amerikane, dhe i hetuar për korrupsion dhe financime ruse.

Kjo është zbuluar nga një email që është publikuar mbrëmjen e së hënës nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”.

Por deputetja Monika Kryemadhi ka një këndvështrim tjetër për këtë çështje.

Kryemadhi: Emailin të jeni të bindur se e ka shpërndarë Edi Rama. Në fillim mendoja dhe unë se mund të ishin hakerat iranianë por çdo gjë që shpërndajnë hakerat iranianë janë komplet lojë e Edi Ramës për të shfokusuar njerëzit nga problemet që kanë, do të bëjë ndonjë tender për luftën kundër krimit kibernetik, disa miliona të tjera që do ti marrë Rama për të bërë fushatë, të jeni të bindur.

Çfarë të dhënash kanë nxjerrë, a janë armiqtë e Edi Ramës këta? Ka nxjerrë rrogat e shqiptarëve që të merren gjithë shqiptarët, nxori targat e makinave. Është grupi i Edi Ramës. Pse nuk dolën emailet e Ramës me McGonigal? Edi Rama krijon një kauzë për muhabet tavoline. Ne vdesim pak për thashetheme, e kemi ushqimin e përditshëm. Kur të prishen pallatet e Tiranës, banorët e Unazës, 5 Majit, Kombinatit nuk do shkojnë në krah të tironsave të vjetër që nuk dolën për ti mbrojtur. Ka ndjekur politikën përça dhe sundo, rrëmbe pronën, pastro paratë e drogës dhe rusëve.