Murrizi nxjerr listën: Ja sa ishin çmimet e ushqimeve gjatë regjimit komunist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 17:56
Ish-deputeti Myslim Murrizi në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka nxjerrë listën e çmimeve të ushqimeve gjatë regjimit komunist.
Ish-deputeti demokrat ka publikuar një listë me çmime për të cilat thotë se ishte e varur në çdo ‘supermarket’ komunist.
"Çmimet në “ supermarket” gjatë rregjimit komunist
Kjo tabelë ishte e varur në çdo “ market” e në çdo “qendër tregtare” që ekzistonte në atë kohë ku edhe qentë pushkatoheshin çdo 3 muaj
Një tabelë kartoni në çdo dyqan pas kurrizit të shitësit që rrinte “krekosur” me një bluzë ngjyrë blu në të zezë nga zhuli dhe e bërë me plot njolla vaji, reçeli, marmallate etj
Ehhhhh çfarë “ mrekullie” kanë jetuar Shqiptarët për 45 vjet rresht!!!!!"
