Marrëdhëniet Shqipëri-Mali i Zi, në 2021 qarkulluan 75 mln $
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk i përgjigjen nivelit të marrëdhënieve politike dhe lidhjeve mes dy vendeve. Për vitin 2021 mes dy vendeve qarkulluan 75 milionë dollarë
Zyrtarisht Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nisur marrëdhëniet diplomatike prej 1 gushtit të vitit 2006, duke njohur pavarësinë e Podgoricës dy muaj pas shpalljes.
Edhe për shkak se popullatws shqiptare, që prek më shumë se 9 për qind të totalit, shkëmbimet tregtare por dhe ato sociale konsiderohen të larta.
E drejta e përfaqësimit në politike dhe në institucione të pakicave konsiderohet e respektuar.
Tashmë prej një viti në krye të qeverisë është pikërisht një Shqiptar, Dritan Abazovic.
Madje qeveria e Tiranës mbështet financiarisht edhe këshillin kombëtar të shqiptarëve për projektet që i përkasin promovimit të kulturës dhe të traditave. qytetarët në të dy shtetet udhëtojnë vetëm me kartë identitati pa pasur nevojën e vizave apo shkresave të tjera.
Po ashtu Tirana zyrtare i ka dhënë të drejta të plota popullsisë malazeze që jeton në shqipëri
Sa i përket Shkëmbimeve tregtare në vitin 2021 ato kanë qenë në nivelin e 75 milionë dollarëve.
Sa i përket qeverive më 3 korrik 2018, në Shkodër, u mbajt mbledhja e parë e përbashkët ku u nënshkruan 8 marrëveshje. Ndërmjet dy vendeve ka një bashkëpunim të shtuar lidhur me NATO, BE, Procesin e Berlinit, por së fundi edhe projekti Open Ballkan.
Më 29 korrik 2021, kryeministri Rama dhe Kryeministri Krivokapiç përuruan hapjen e pikës së përbashkët kufitare Grabon.

