Trofeu i parë pas 6 vitesh, Manchester United triumfon në finalen e Carabao Cupn (VIDEO)

Manchester United nuk bën “ulje çmimi” duke i mohuar realizimin e ëndrrës Newcastle. Vishet e kuqe Carabao Cup.

Në finalen e luajtur në “Wembley”, skuadra e Erik ten Hag fitoi trofeun e parë pas  viteve shterpësi dhe këtë e bëri me trajnerin holandez pas suksesit 2-0 ndaj “Qymirxhinjve” që reflektuan mungesë eksperience edhe pse kishin mbështetjen e tifozerisë fantastike në tempullin e futbollit anglez.

Casemiro dhe më pas Rashford në pjesën e parë mbyllën llogaritë në ndeshjen ku Manchester United u tregua një skuadër cinike por edhe më e fortë në 90 minuta lojë.

Vetëm 40 ndeshje i janë dashur Ten Hag për të rikthyer një trofe në shtëpinë e kuqe. Çfarë sezoni për Manchester United që pas një dekade nga largimi i Alex Ferguson duket se ka nisur një cikël të ri suksesesh. Në 63 edicione të këtij kompeticioni, Manchester United e fiton për herë të nëntë, ndërsa kampionët në fuqi ishin Liverpool.