Napoli nuk e diskuton as Empolin, Ismajli shënon në portën e tij (VIDEO)

Gjithmonë dhe vetëm Napoli, Në Itali nuk ka skuadër tjetër më dominuese se sa ekipi i Lucciano Spalletit. Vetëm një humbje sezonale, në Milano kundër Interit dhe më pas rrugë e shtruar.

Sot Napoli nuk u ndal as në Toskanë ndaj Empolit ku fitoi 2-0 dhe e çoi sërish në 18 pikë diferencën me Interin ndjekës.

Edhe pse për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të daljes me të kuq të mbrojtësit Mario Rui, të kaltërit dominuan me golin e të përhershmit Osimhen dhe autogolin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli.