Inter bën "autogol", ia fal kampionatin Napolit dhe rrezikon Champions-in (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2023, 15:06
Riccardo Orsolini komplikon sezonin e Interit por jo të Napolit që i jep një mundësi tjetër për t'u shkëputur edhe më shumë. +18 në krye, askush si Napoli në Europë qe tashmë është "de facto" skuadra kampione e Serie A.
Në "Dall'Ara" Bologna mundi skuadrën e Simone Inzaghi-t 1-0 me një gol 14 minuta nga fundi edhe pse Barrow kishte shënuar edhe në pjesën e parë por vendasve iu anulua festa për pozicion jashtë loje.
Pavarësisht humbjes, Inter ruan pozitën në vendin e dytë të klasifikimit ndërsa Bologna është vetëm 4 pikë larg Europës.
