Krizë pa fund, Chelsea mundet edhe në derbin e Londrës (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2023, 17:21
Nuk ka fund kriza e Chelseat dhe tashmë Graham Potter qëndron në stol vetëm falë faktit që duhet të luftojë për çerekfinalet e Champions League.
Në derbin e Londrës ishte Tottenham që i shkaktoi humbjen e radhës ekipit blu që në 13 të fundit numëron vetëm 1 fitore dhe është në krizë të plotë rezultatesh.
Fushata agresive në merkaton e dimrit kulmoi me 120 milionë eurot e paguara për Enzo Fernandez dhe 300 milionë në total por Potter nuk arrin të dalë nga kriza pasi në “Tottenham Stadium” ku skuadra e Antonio Contes triumfoi me golat e Skipp dhe Kane duke parë nga zona Champions me 45 pikë dhe vendin e katërt të përkohshëm ndërsa Chelsea është tërësisht jashtë çdo pretendimi për një nga 4 vendet e para.
