Elbasani-Pogradeci, spektakël, tension dhe gola në superndeshjen e së Dytës (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2023, 14:01
Një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar këtë fundjavë, ka ndezur stadiumin "Elbasan Arena".
Një penallti e akorduar në favor të vendasve ka ndezur atmosferën në fushë ku miqtë nga Pogradeci kontestuan gjatë vendimin e arbitrit.
Ndeshja u ndërpre për 8 minuta ndërsa në stadium u futën edhe forcat e policisë.
Përsa i përket ndeshjes, Elbasani arriti të shënonte duke kaluar bë avantazh.
Kjo sfide vlen vendin e parë që siguron edhe një biletë për në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Elbasani kryeson me 35 pikë, 3 më shumë se liqenorët.

