Paqe në Madrid, karton i kuq dhe dy gola në ndeshjen Real-Atletico

Derbi i Madridit mbyllet në barazim, një rezultat që i vjen më shumë për shtat skuadrës së Diego Simeones edhe pse për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, “Los Colchoneros” mund të ishin larguar me 3 pikë nga “Bernabeu”.

1-1 në fund të 90 minutave shumë të luftuara ku fillimisht Jimenez shënoi golin e parë në minutën e 79 dhe më pas në të 85-ën Alvaro Rodriguez barazoi shifrat.

Angel Correa e la skuadrën bardhekuqe me 10 lojtarë pasi u dëshkua me karton të kuq në minutën e 64 por ky fakt nuk e kushtëzoi ekipin mik që arriti të gjente i pari rrugën e rrjetës. Me këtë barazim, Real shkon 52 pikë ndërsa Atletico numëron 10 më pak.