Ekstradimi i Dritan Shkëmbit, nisin procedurat, SPAK 40 ditë kohë për të plotësuar dosjen

Brenda 40 ditëve SPAK duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar më pas Ekstradimin nga Emiratet e bashkuara Arabe të Amar Dritan Shkëmbit. Pavarësisht mungesës së një marrëveshjeve ekstradimi mes dy vendeve, takimi mes kryepolicit Muhamet Rrumbullaku dhe sekretarit të përgjithshëm të Interpolit në Lion i ka dhënë shpresë organit të akuzës për lehtësim procedurash.

Pas njoftimit të arrestimit të Amar alias Dritan Shkëmbit në emirate e bashkuara arabe, Prokuoria e posaçme ka nisur edhe procedura për dërgimin e dosjen me qëllim ekstradimin e 39-vjecarit në vendin tonë.

Nëpërmjet ministrisë së drejtësisë SPAK ka afat 40 ditorë plotësimin e dosjes ku më pas në Emiratet e Bashkuara arabe do të mbahet edhe seanca gjyqësore për të ndaluarin.

Por pavarësisht së vendi ynë nuk ka një marrëveshje bashkëpunimi ekstradimi me Dubain, burime nga policia e shtetit bëjnë me dije për Ora News së pas takimit të Drejtorit të përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku me Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stock, në Lion të Francës janë diskutuar hapësirat ligjorë që personat e kërkuar të ekstradohen.

Policia e Shtetit, nuk e mohon diçka të tillë, por nga ana tjetër, as nuk argumenton konkretisht mbi ç'baza apo vendime është ngritur optimizmi i autoriteteve shqiptare për të çuar para drejtësisë personat që kanë kryer krime.

Rastet e mëparshme kanë treguar së ekstradimet me Emiratet e bashkuara Arabe kanë dështuar. Bëhet fjale për Plaurent Dervishaj i cili u ndalua në Dubain por pas afatit 40 ditor ai u la i lirë.

Po ashtu edhe Florenc Çapja pati të njëjtin fat duke u lënë i lirë pasi nuk ekziston një marrëveshje bashkëpunimi.

Shkëmbit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit patentatin ndaj prokurorit Ndoja. Si organizatori i secilës akuzohet edhe Plaurent Derivshaj, i cili aktualisht është në kërkim.

Të dyshuarit kryesor si ekzekutor për këtë ngjarje janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dhe Akil Nerjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

Ndërsa në kërkim janë ende Ramazan Rraja dhe Julian Meçaj që besohet se fshihen në Dubai.