Një shekull KMSH, ekspozitë me dokumente në 100 vjetorin e themelit të Komunitetit Mysliman

Një shekull nga themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Bujar Spahiu, Kreu i KMSH kujtoi sfidat e këtyre 100 viteve.

“Ka pasur momente sfidash qysh në fillim për të funksionuar si i pavarur, sprova e rëndë e komunizmit dhe rithemelimit pas viteve ‘90, por falë zotit i kemi dalë.

Tha se kontributi i KMSH nuk është vlerësuar sa duhet.

“Nuk mund të rri pa thënë se nuk ia është dhënë gjithmonë merita e duhur KMSH-së.”

Për të përkujtuar këtë datë të rëndësishme paranë xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë u prezantua një ekspozitë me dokumente të cilat dëshmojë përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Ardit Bido tha se ky proces ishte sa fetar aq edhe kombëtar.

“Me shumë interes përbën reagimi i legatave të huaja, pra se si e shihni të huajt këtë proces.”

Në ekspozitë u shpalosën informacione lidhur me mbajtjen e Kongresit të parë Mysliman Shqiptar, foto të anëtarëve pjesëmarrës si dhe dokumente mbi vendimet e marra.