Lot e mall për Ukrainën, të zhvendosurit e sulmeve ruse: Do të rikthehemi në vendin tonë

Të përqafuar, në lot dhe shumë larg shtëpisë së tyre.

Kështu i gjeti ky 24 shkurt Vitën dhe djalin e saj 7-vjeçar.

Një vit nga nisja e luftës në vendin e tyre ,thonë se kanë mall për çfarë kanë lënë pas.

 “Djali qan shumë këtu. Do që të shkojë në shtëpi. Në Shqipëri jeta është e bukur. Ka diell dhe është ngrohtë. Kemi gjetur mbështetje por nuk ka vend më të mirë për të qëndruar sesa shtëpia,” tha një prej të pranishmëve.

Këtu në Shqipëri kanë vetëm njëri-tjetrin.

Pjesa tjetër e familjes së tyre është në Ukrainë.

 “Erdhëm këtu në dhjetor për një periudhë të shkurtër. Në Ukrainë nuk kishim elektricitet dhe as ngrohje në shtëpitë tona. Do të kthehemi atje shumë shpejt,” thanë ata.

Ishin të shumtë ukrainasit që gjejtën strehë në Shqipëri pas nisjes së luftës në vendin e tyre.

Ana dhe Maria kanë mbi 7 muaj që qëndrojnë në Tiranë.

"Jeta këtu është e sigurt. Në Ukrainë nuk mund të kthehemi sepse kemi fëmijë të vegjël dhe nuk është mirë për ta. Kemi merak për njerëzit tanë atje. Ata vazhdojnë të fshihen nën tokë. Është situatë e frikshme," thanë ata.

Kanë bindjen se Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Gjithë çfarë duan është të rikthehen në shtëpi.

"Besoj fort se ne do të kthehemi në shtëpi së shpejti. Çdo ukrainas e di se ne do të fitojmë," thanë ata.

Përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në Tiranë u përkujtua përmes një marshimi.

Ambasadori Volodymyr Shkurov tha Ukraina do të vijojë luftën për nderin dhe lirinë.

Ambasadoja e ShBA, Yuri Kim tha sevrasjet masive të Rusisë nuk do të harrohen.

Krimet u dënuan edhe nga diplomatja e Bashkimit Evropian.

Në një vit lufte shqiptaret kane treguar solidaritet ndaj drames se popullit ukrainas.