Protesta te Kuvendi në FOTO/ Mesazhet përmes pankartave: “Shqipëria, shtet njëpartiak”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2023, 11:04
Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët i janë përgjigjur sërish thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në protestën e radhës përpara parlamentit.
Qytetarët mbajnë pankarta pikante, disa prej tyre edhe në anglisht.
Një prej tyre lexon: “Shqipëria, shtet njëpartiak”.
Një tjetër po në anglisht, u thotë të huajve: “Fëmijët tanë po ikin!”


