"Protestat legjitime" Vasili: Parlamenti kundër popullit, komandohet nga oligarkët dhe narkotrafiku
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se "Qytetarët e dinë fytyrën e vërtetë të parlamentit që ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit".
Sipas tij "Është një parlament që është vënë në konflikt të hapur me funksionin e tij, me kushtetutën me detyrimet që duhet të përmbushë, është kundër vullnetit të popullit".
Sakaq ai thotë se do të vijojnë të protestojnë në të gjitha mënyrat.
Petrit Vasili: Është një parlament që është vënë në konflikt të hapur me funksionin e tij, me kushtetutën me detyrimet që duhet të përmbushë, është kundër vullnetit të popullit. Është një parlament i uzurpuar në kushte jo normale e prandaj protestat në sallë janë legjitime. Tashmë të gjithë janë të qartë se cila është pamja e parlamentit. Çdo shqiptar e kupton që këta nuk kanë asnjë interes ndaj qytetarëve. Çdo gjë është në funksion të asaj që quhet ligjbërje me porosi. Parlamenti komandohet nga oligarkët dhe narkotrafiku. Qytetarët e dinë fytyrën e vërtetë të parlamentit që ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
