Kulla: Çdo vendim për asociacion me fuqi ekzekutive do të thotë ndarje e Kosovës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Kulla, analist u shpreh se Plani franko-gjerman zhbën atë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë për pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se çdo vendim tjetër që është poshtë Gjykatës ndërkombëtare në raport me Kosovën e zhbën atë që është mbërritur.

Kulla: Kosova e ka bërë kompromisin e saj. Plani franko-gjerman zhbën atë vendim të gjykatës Ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë që i dha të drejtë Kosovës për pavarësi. Çdo vendim për asociacion me fuqi ekzekutive do të thotë ndarje e Kosovës, është e thjeshtë.

3 modele ka Ballkani me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë: Bosnjen me marrëveshjen e Dejtonit, që ka krijuar 3 shtete brenda një shteti, që duan ta bëjnë në Kosovë; është marrëveshje e Ohrit që i dha shtet qytetarëve; dhe është p[lani Ahtisari që solli pavarësinë. Çdo vendim tjetër që është poshtë Gjykatës ndërkombëtare e zhbën atë që është mbërritur.