Premtimi i pambajtur i Kurtit për pensionet, kritika për hartimin e politikave
Reforma e skemës së pensioneve dhe sociale ishte një nga premtimet e fushatës zgjedhore të Albin Kurtit, i cili konsiderohet i pambajtur nga pensionistët.
"Të gjitha qeveritë premtojnë mjalt por në realitet na ofrojnë ferra e shkurre."
"Kanë ndodhru disa reforma sociale por ndryshim konkret për pensionet nuk ka pasur."
Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se janë 149 mijë pensionistë kosovarë që marrin nga vetëm 100 euro në muaj.
"Aktualisht janë 200 mijë pensionist. 49 mijë janë kontributpagues ndërsa 149 mijë janë pensionist që e marrin shumën mujore prej 100 eurosh. Ndikon që shuma të mos jetë e mjaftueshme për të kaluar muajin."
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, thotë se gjysma e parave u shkon për ilace dhe me atë që mbetet nuk plotësojnë dot nevojat.
"Tani nuk ka as drek as darkë, as me paguajtur rrymë as ngrohje."
Naim Jakaj, thotë se gjendja e pensionistëve është përkeqësuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazë.
"Reforma pensionale e sociale duhet të bëhet sa më shpejt."
Shoqata e pensionistëve të Kosovës, kritike me qeverinë është edhe për mos përfshirjen sipas tyre në hartimin e politikave.
"Për ata ne nuk ekzistojmë."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
