Kurti- Scholz, për takimin me Vuçiç, diskutohet përgatitja e dialogut që nis më 27 shkurt në Bruksel
Kryeministri Kurti ka diskutuar në Mynih me kancelarin gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi që nis me 27 shkurt në Bruksel. Plani franko-gjerman është pranuar nga Prishtina dhe pse aty nuk shkruhet njohja e Kosovës nga Serbia.
Në prag të takimit të 27 shkurtit me presidentin Vuçiç në Bruksel, kryeministri Kurti ka diskutuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Mynih për planin europian mbi të cilin palët do të rinisin dialogun e ndërprerë që në nëntor të vitit të shkuar.
Prezent në bisedimet me kancelarin gjerman ishte dhe ministrja Jashtme e Kosovës Donika Gërballa dhe holmologia e saj franceze Catherine Colonna.
Propozimi franko-gjerman është pranuar nga Prishtina edhe pse aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja e Kosovës nga Serbia, por parashihen të drejta të barabarta për dy shtetet.
“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”.
Bashkesia nderkombetare e ka rritur presionin ndaj Kosoves dhe Serbise për një marrëveshje qe normalizon marrëdhëniet, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan.
Drejtuesit e Kosovës, Kurti dhe Osmani po e shfrytëzojnë Konferencën për sigurinë që po mbahet në Mynih për sa më tepër takime. Ata biseduan edhe me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.