Sizmiologia: Presim një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter në Serbinë qendrore

Sizmologia Ana Mladenoviç tha të enjten se sipas hulumtimeve gjeologjike dhe sizmologjike, zona e Serbisë qendrore ka një periudhë të kthimit të tërmeteve, dhe në përputhje me rrethanat pritet një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter në atë zonë.

Ajo ka shpjeguar për Tanjug se tërmeti i fundit i asaj magnitudë ka ndodhur në Kraljevë në vitin 2010 dhe se është e mundur që energjia e ardhur nga Turqia dhe Rumania ta përshpejtojë atë proces.