Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra me plumb në kokë pas sherrit për një vajzë në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 11:37
Visar Dakrama është 34-vjeçari shqiptar që u vra nga një 33-vjeçar grek mëngjesin e sotëm në Mykonos .
Vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela. 33-vjeçari grek më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një grua.
Sipas avokates së 33-vjeçarit, Elena Karygiannis, e cila është takuar me të, autori grek i ka thënë se gruaja ishte në shoqërinë e tij dhe i ndjeri e ka ngacmuar pas kësaj dy të rinjtë janë konfliktuar.
Pas përleshjes, 33-vjeçari grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.
33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit, raportojnë mediat helene.

