Ambasadorët në Kosovë marrin malet, 16 prej përfaqësuesve të vendeve të BE ngjisin “Gurit e Diellit”

16 prej përfaqësuesve të vendeve të BE iu ngjitën malit të Suharekës për të pushuar pranë Gurit të Diellit në fshatin Dolloc.

Nisma është e ambasadorit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi, dhe mikpritjen e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj

Minxhozi: Kosova është shumë e bukur dhe ne erdhëm sot për të parë njërën nga këto bukuri”

Ambasadori britanik Nicholas Abbott nga ana e tij shton se Kosova ka shumë sekrete që duhet të

“Kosova mund të bëjë shumë më tepër, mendoj se ka shumë sekrete të fshehura si në mjedis ashtu edhe në natyrë, por edhe në mikpritjen, të gjithë kosovarët janë mikpritës ndaj vizitorëve, mikpritja është thjesht e mrekullueshme.”

Gjatë kësaj vizite, ambasadori norvegjez, Jens Erik Grondahl zbuloi se ka vizituar më parë Majën e Njeriut, në Jezercë, në Gjeravicë dhe Luboten duke shtuar se janë ndër vendet më të bukura që ka vizituar

Grondahl: Për herë të parë jam në malet përtej Suharekës, afër malit Sharr, dhe është absolutisht e mahnitshme këtu lart, dhe mendoj se kjo zonë ka potencial shumë të madh për turizëm, agroturizëm dhe 'hiking'. Në Norvegji, nga vij unë, ne e duam kombinimin e maleve dhe borës, kështu që mendoj se ky është një nga vendet më të bukura që kam parë deri më tani.

Gjatë gjithë kësaj vizite, amabsadorët i shoqëroi “i zoti i shtëpisë”, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, që tregoi se janë duke punuar në zhvillimin e turizmit si një mundësi për më shumë rritje ekonomike.