Tjetër tërmet në rajon, kësaj rradhe goditet Greqia

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Greqi.

Tërmeti ka qënë i magnitutës 4.7 i shkallës Rihter me epiqendër në zonën e ishullit të Kretës.

Tërmeti ishte me një thellësi 10 km.

Tërmeti është ndjerë në Heraklion dhe në zona të Kretës lindore, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme.

Rajoni javët e fundit është goditur nga disa tërmete, pas atij tragjik në Turqi e Siri ku humbën jetën mbi 45 mijë persona.