Kulla: Lufta do të vazhdojë, vetëm SHBA-të dhe Turqia mund ta konkurrojë Rusia ushtarakisht

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Kulla, analist u shpreh se Rusia është një superfuqi ushtarake që vetëm SHBA dhe Turqia mund t’i bëjnë ballë.

Ai tha se Rusia kërkon që të kontrollojë Detin e Zi dhe se muaj e fundit flitet për një destabilizim në Moldavi për ta kapur Odesën nga pas për në Detin e Zi.

Kulla: Rusia është një superfuqi ushtarake që vetëm SHBA dhe Turqia mund t’i bëjnë ballë. Nuk mjaftojnë 20 tanke. Për të llogaritur një Ukrainë që i bën ballë Rusisë duhet të llogaritet për 3-4 mijë tanke dhe avionë luftarakë. Lufta varet nga logjistika dhe vetëm 20% varet lufta në terren.

Imagjino sikur të kalojnë tek armët e tjera si biologjike dhe kimike, apo atomike që i ka me shumicë Rusia. Lufta do të vazhdojë dhe do të kërkojë që t’i mbajë çmimet e larta. Rusia kërkon që të kontrollojë Detin e Zi. Muaj e fundit flitet për një destabilizim në Moldavi për ta kapur Odesën nga pas për në Detin e Zi.