Donik Sallova: Kosova progres në 15 vite Pavarësi, sfidë marrëdhëniet me Serbinë

Donik Sallova, politolog në një intervitë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj "Kosova ka shënjuar progres".

Sipas tij "Sfida më kryesore janë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe njohja në arenën ndërkombëtare".

Donik Sallova: Kosova dhe pse një shtet i ri që feston 15 vjetorin, pavarësisht të gjitha sfidave që ka pasur gjatë këtyre viteve ka arritur të konsolidohet gjatë këtyre viteve, pasi është një shtet që njihet nga shetet më të fuqishme ekonomike. Kosova ka shënjuar progres pasi ka arritur të krijoj demokraci. Sfida më kryesore janë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Kjo e ka mbajtur Kosovën në qendër të vëmendjes, si një rast që duke qenë i pazgjidhur gjithmonë mbetet si një mjedis potencial për destabilizimin e saj dhe të rajonit. Gjatë këtyre viteve sfidë më konstante ka mbetur njohja ndërkombëtare dhe pse në kontekstin e brendshëm ajo ka arritur ta ndërtojë shtetin.


Shenim:*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.